Çdo vend ka nje shtepi te braktisur dhe çdo shtepi e braktisur ka historine e saj. Ne qofte se ndokush e ka harruar kete gje, "Ajo e erreta" na e ndermend serish.
Ngjarjet zhvillohen ne Stora nje fshat bregdetar prane Sarandes, ku Lira, Alma dhe Oresti, fillojne e rremojne mes viteve te pluhurosura dhe hijeve te harruara te nje shtepie te braktisur, buze detit, duke zbuluar se e historia e saj kerkon te perseritet serish. Dhe historia e shtepise se braktisur buze detit eshte e trishte, e dhimbshme dhe e mbushur me terror: perpara se te braktisej perfundimisht, ajo eshte djegur dy here dhe, ne secilen prej hereve, nje femije ka vdekur mes flakeve.
Por kjo do te zbulojne tre shoket eshte vetem njera ane e historise: ajo qe dine te gjithe. Ana tjeter e saj, eshte ajo e nje bote te harruar e plot hije, qe ekziston kudo, por nuk eshte askund dhe ku çdo gje qe ndodh, ndodh gjithmone dhe pergjithmone.
Njekohesisht, kete gje do te zbuloje edhe shkrimtari Vilson Leka, kur meson se gjithe suksesi i eshte shenjuar nga nje prezence e erret, qe e ka terhequr, dalengadale, drejt shtepise se braktisur.
Po çfare eshte duke ndodhur? Perse historia eshte e destinuar qe te perseritet? Ka ardhur valle koha qe nje çmim te paguhet?
Ne gare me kohen, dikush duhet te zbuloje te verteten, perpara se te jete teper vone.
Sepse diku, mbi nje shtrat prej hijesh, te nje bote, qe aty eshte, por dhe nuk eshte, ajo e erreta hap syte e saj prej zjarri.