Nje shkrimtare. Nje shkrim. I kuq si gjaku. Gjithçka qe ke... Nje gazetare. Nje ambicie. Mes tyre, statistika nuk genjen: Tirana nuk e ka pasur kurre me pare nje vrases serial. TANI E KA. E quajne Flutura e Zeze... Dhe eshte nje vrases i paskrupullt, ai hyn ne shtepite e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar ne menyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetem me kaq. Ai nuk le rehat as te vdekurit. Firma e tij: nje flutur e zeze e fiksuar ne gozhde, mu ne qafen e viktimes. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen kembekryq mbi kryeqytet, nje seri zbulimesh, hap pas hapi, do te ngrene dyshimin se vrasesi mund te jete KUSHDO. Dhe mund te jete shume me prane nga sa mund ta mendosh. Per ta gjetur e per ta ndalur, dikush duhet te kerkoje ne skutat me te erreta te kujtimeve dhe te shkele ne rruget me te perhumbura te se kaluares, pavaresisht frikes se ato te shpien drejt nje fundi shkaterrues.