Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Nën hijen e kodrës së gjelave

Osvalds Zebris
pubblicato da Osvalds Zebris

Prezzo online:
0,00

Përktheu: Anxhela Çikopano

"Nën hijen e Kodrës së gjelave" është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.
Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm të Letonisë.
"Nën hijen e Kodrës së gjelave" është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
"Kisha shpresa se do të çlirohesha nga barra që më zinte gjysmën e frymës, gjysmën e mendjes e gjysmën e zemrës. Fiks një vit më parë. Po shpresa nuk gjallonte, ajo ishte një gujavë e zbrazur pa bërthamë; kujtimet ishin aq të forta sa më përndiqnin ëndrrave: unë qëlloja pa fund djem, vajza, huta. Kujtimet më ngjallën edhe xhelatët që më ndoqën gjithë vitin hap pas hapi dhe vetëm tani më lanë të qetë. Do t'u ketë vajtur lajmi që kam rilindur."
"Romani 'Nën hijen e Kodrës së gjelave' përcjell një mesazh psikologjik tepër të hollë rreth fajit individual dhe atij kolektiv." Diena, periodiku më i madh leton

Dettagli down

Generi Storia e Biografie » Storia militare

Editore Osvalds Zebris

Formato Ebook (senza DRM)

Pubblicato 09/10/2020

Lingua Albanese

EAN-13 9781005297039

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Nën hijen e kodrës së gjelave"

Nën hijen e kodrës së gjelave
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima