Çfare i lidh nje seri vrasjesh te ndodhura ne Bolonje dhe ne rrethinat e saj? Behet fjale per nje killer serial apo ndonje tjeter? Zbulimi i tyre do te jete detyra e inspektorit te policise Stefano Xamanji dhe njerezve te tij.
Nje grua gjendet e vdekur dhe mendohet se behet fjale per nje vrasje. Fillojne hetimet, por policia duket se eshte ne nje rreth vicioz. Pas pak, i njejti fat i pret edhe njerezit e tjere, dhe keshtu zbulohen disa veçori te perbashketa. Menjehere hetuesve u vjen ne mend ideja e nje killeri serial, deri kur edhe autori me i mundshem gjendet i vrare, nga nje goditje me arme zjarri. Inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki humbasin çdo siguri, deri sa marrin nje rrefim qe do ta vendose rastin ne nje kendveshtrim te ri. Nje thriller plot me kthesa te papritura te ngjarjeve, qe do ta mbaje lexuesin nen tension deri ne nje epilog te paparashikueshem..