Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Deri në frymën e fundit

Anne Sward
pubblicato da Anne Swärd

Prezzo online:
0,00

Përktheu: Entela Tabaku
Suedi, vitet '70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar "Deri në frymën e fundit".
Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s'mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.
"Seks dhe pikëllim, në një përzierje të dëshpëruar. Tërhiqesha duke thënë jo. Ti gjithmonë thua jo, më thoshte vështrimi i tij. Më do, nuk më do, më do, por me ç'lloj dashurie? Mes nesh nuk mund të kishte seks."
"Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje, fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës." Daily Mail
"Psikologjikisht i thukët... Anne Swärd rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut." Independent

Dettagli down

Generi Romanzi e Letterature » Romanzi contemporanei

Editore Anne Swärd

Formato Ebook (senza DRM)

Pubblicato 09/10/2020

Lingua Albanese

EAN-13 9781005810948

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Deri në frymën e fundit"

Deri në frymën e fundit
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima