Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Epistolari i Zaratës

Luan Rama
pubblicato da Luan Rama

Prezzo online:
0,00

Në fillimin e viteve '90 të shekullit XX kur shembej shteti totalitar dhe merrte fund epoka e diktaturës, si në të gjitha vendet e tjera të Lindjes europiane, pikërisht atëherë nisën të konturohen në mendjet tona dekoret e krimit, të dhunës dhe e shkeljes së fjalës së lirë, të zbulonim se ç'ishte në të vërtetë Spaçi, Burreli... E megjithatë do duhej të lexoja një shkrim në një nga gazetat shqiptare rreth latinistit të njohur Pashko Gjeçi e më pas për Mark Ndojën, për të mësuar se çfarë kishte ndodhur vërtet në një ishull të vogël të lagunës pranë gjirit të Vlorës, në Zvërnec, të fshehur disi nga bota përreth. Ndryshe nga Pashko Gjeçi, i cili e përktheu "Ferrin" pas daljes nga burgu, kur filloi të jepte leksione në universitet mbi letërsinë antike e të rilindjes italiane, Mark Ndoja kishte nisur të përkthente Ferrin e Dantes në Zvërnec. Në atë shkrim lexova disa pasazhe të një letre që ai i dërgonte gruas së tij, duke i folur për vështirësitë që po haste në përkthimin e atij teksti tronditës, çka më ngacmoi menjëherë të shkruaja këtë libër: pra të përjetosh ferrin e proçeseve politike dhe të burgut e njëkohësisht të përkthesh Ferrin e Dantes. Ç'gjetje gjeniale dhe tragjike njëkohësisht! Duke shkruar këtë epistolar, mu kujtuan dhe tregimet e shokut tim të adoleshencës dhe rinisë Henrik Gjoka, i cili kujtonte me nostalgji kur me gjyshen e tij udhëtonin me këmbë anës detit nga Vlora gjer në lagunën e Zvërnecit dhe arrinin të qëndronin një apo dy ditë mes të burgosurve dhe dashurive të tyre. Ja pra dekori, personazhet historikë, dramat e tyre, duke shtuar këtu dhe imazhet që kisha parë në kështjellën e Ali Pashë Tepelenës buzë Jonit, në Porto Palermo, në atë kështjellë veneciane, në guvat e së cilës mbaheshin dikur rreth 200 të burgosur dhe të dënuar, burra, gra, fëmijë, një popull që ishte i ngjashëm me atë të Dantes. Ishte një rastësi e habitshme që vajzën e Mark Ndojës, Marintën, e kisha njohur në gjimnaz. Jetonim në një lagje dhe unë nuk e dija se ajo vajzë aq e brishtë dhe e bukur, ishte pikërisht vajza e ish deputetit dhe sekretarit të Akademisë dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili kishte përfunduar në Zvërnec. Por ja, u desh ky libër që ajo të më tregonte se kush ishte. Edhe Marinta kishte kaluar kalvarin e shokut tim Henrik Gjoka; dhe ajo me nënën dhe vëllezërit e saj, merrnin rrugën e kënetës për të shkuar të takonin atin e tyre në Zvërnec. Ajo më tregoi sesi një herë kishte mbetur prapa vëllezërve dhe e vetme ishte zhytur në kënetë, por fatmirësisht, kapur pas ca shkurreve, e mbuluar gjithë baltë, më pas ajo kishte mundur të dilte.
Një histori e jashtëzakonshme dhe që lidhet me Danten është dhe ajo e Xhavit Qoses, e një njeriu që kishte bërë luftën si komisar i brigadës XXIII partizane dhe që mund ta shohësh në një fotografi në ditët e para të çlirimit, krahas Enver Hoxhës. Ishte një idealist i vërtetë. Në Moskë ai studjoi për filozofi por me kthimin e tij në Shqipëri, shpejt ai e kuptoi se republika e re popullore po shkiste drejt diktaturës. Ai u arrestua në vitin 1958 dhe shpejt e detyruan gruan që ta ndante, edhe pse me fëmijë. Pas dënimit u dërgua në Zvërnec ku qëndroi dhjetë vjet e më pas në burgun e Burrelit, ku provoi grevat e vazhdueshme të urisë. Një ditë në Zvërnec ai mori vesh se Xhemal Ferra, një miku i tij i dikurshëm në Itali, një tregëtar që e quanin tashmë konti Ferra, i kishte dërguar veprën e plotë të Dantes, "Komedinë hyjnore". Mirëpo librin nuk ia dhanë meqë vinte nga një i ashtuquajtur "kont" në një vend perëndimor. Atëherë ai zhvilloi grevën e urisë. Tetë ditë me rradhë lëngoi pa ngrënë e pa pirë, gjersa komanda e kampit u detyrua t'ia jepte. Ky njeri kaloi 30 vjet burg në burgjet e ndryshme shqiptare dhe u lirua vetëm në vitin 1991, kur u shpall pluralizmi politik.

Dettagli down

Generi Gialli Noir e Avventura » Romanzi storici , Romanzi e Letterature » Narrativa d'ambientazione storica

Editore Luan Rama

Formato Ebook (senza DRM)

Pubblicato 06/05/2020

Lingua Albanese

EAN-13 9791094814116

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Epistolari i Zaratës"

Epistolari i Zaratës
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima