Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Prof. dr. Ismet Salihu

"Goli Otoku histori e trishtë e një krimi shtetëror jugosllav"

Autori Meriman Braha në librin "Goli Otoku histori e trishtë e një krimi shtetëror jugosllav" i prezanton burgosjet e kundërligjshme dhe torturat barbare ndaj kundërshtarëve politikë të Jugosllavisë, në kampin e përqëndrimit në Goli Otok. Nëpërmjet këtij kampi të përqëndrimit, autori njiherit me fakte dhe prova të qëndrueshme dhe me një aparaturë të mirëfilltë shkencore, e prezanton periudhën pas Luftës së Dytë Botërore (1949-1961), të diktaturës së egër të Jugosllavisë komuniste, në kuadrin e së cilës ishte e okupuar edhe Kosova dhe populli i saj shqiptar. Kjo është një ndër periudhat më të rënda, më të trishta për popullin shqiptar, ngase krahas vrasjeve të shumta e sistematike, përndjekjeve dhe diskriminimit në shkallë aparthejdi, populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve tjera shqiptare, përjetoi edhe një golgotë dhe burgje politike dhe tortura jashtëzakonisht të egra të pushtetit serb dhe jugosllav.

Një ndër këto krime sistematike dhe jashtëzakonisht të rënda të pushtetit serb e jugosllav është edhe Goli Otoku, që janë studiuar në këtë libër. Por në krahasim me krimet që u kryen në mënyrë sistematike vetëm ndaj shqiptarëve, gjatë luftës dhe gjatë tërë periudhës së Jugosllavisë komuniste, për hir të së vërtetës, duhet cek se krimet, që u kryen në Goli Otok gjatë periudhës 1949-1961, në këtë kamp të përqëndrimit u kryen jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj sllovenëve, malazezëve, serbëve, kroatëve dhe të pjesëtarëve të kombeve tjera që jetonin në Jugosllavinë komuniste. Ideja dhe vendimi për themelimin e Goli Otokut ishte e udhëheqësisë më të lartë të Jugosllavisë së pas Luftës II, por personi kryesor dhe përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili për nga postet dhe pushteti faktik, ishte njeriu i dytë, menjëherë pas Titos. Llogori i Goli Otokut ishte nën administrimin e UDB-ës federative jugosllave.

Goli Otoku ishte një llogor përqëndrimi, ku regjimi totalitar dhe ushtarak jugosllav i dërgoi personat, të cilët i konsideronte jo vetëm kundërshtarë politikë, por edhe armiq të popullit. Numri i personave të vendosur në Goli Otok, sipas burimeve të ndryshme, sillet nga 17.000 deri rreth 32.000, por numri i saktë kurrë nuk është konstatuar. Lidhur me këtë numri i kundërshtarëve politikë, të dënuar me të ashtuquajtuara masa administrative, sillet rreth 18.000. Këto masa të emërtuara masa administrative, kanë qenë mjaft të rënda dhe kanë konsistuar me privim nga liria deri në 60 muaj ose me shpërngulje me dhunë jo vetëm të individit, por edhe tërë familjes nga vendbanimet e tyre dhe vendosja e tyre me qindra kilometra larg në mjedise të panjohura. Masa të këtilla, të shpërnguljes me dhunë nga vendbanimi, janë zbatuar ndaj qindra familjeve shqiptare, të cilat regjimi i Jugosllavisë i ka konsideruar armiq të popullit dhe si të tillë i ka dërguar në qendra të ndryshme të izolimit.

Sipas evudencës së UDB-ës, në kampin e përqëndrimit në Goli Otok kanë qenë të burgosur 468 shqiptarë jo vetëm nga Kosova , por edhe nga viset tjera shqiptare nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Shumica e shqiptarëve të vendosur në këtë kamp të përqëndrimit ishin persona me integritet dhe intelektualë të shquar të asaj kohe. Në mesin e këtyre të burgosurve ishin edhe intelektualët Kadri Halimi, Sami Peja e shumë të tjerë. Edhe më vonë, pas demonstratave të vitit 1981 dhe ngjarjeve tjera, ngjashëm me metoda të Goli Otokut, të njohur në opinion me emërtimin izolim, kryesisht intelektualë shqiptarë, janë privuar nga liria në kundërshtim me ligjin dhe pa gjykim. Por për dallim nga Goli Otoku, në krahasim me të, janë mbajtur të privuar nga liria më shkurt, një deri në dy muaj, në raste të veçanta edhe më shumë.

Në kampin e përqëndrimit në Goli Otok, kundërshtarët politikë të regjimit komunist jugosllav, u mbajtën në mënyrë të kundërligjshme me vite të tëra. Krahas kësaj padrejtësie, gjatë qëndrimit në këtë llogor iu nënshtr

Dettagli down

Generi Storia e Biografie » Biografie Diari e Memorie » Personaggi storici, politici e militari

Editore Alt Kosovo Publishing House

Formato Ebook con Adobe DRM

Pubblicato 23/08/2021

Lingua Inglese

EAN-13 1230005076222

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Goli Otoku"

Goli Otoku
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima