Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Lumenjte e Saharasë: roman

Ardian-Christian Kyçyku
pubblicato da Ardian-Christian Kyçyku

Prezzo online:
0,00

"Më ngjau sikur vdekja po më çapitej në zemër. Një vdekje e vogël, si mizë, sa për një njeri, sa për mua. Nuk prish punë, mendova. M'u kujtua thashethemi për një pijanec me nam të këtij qyteti. Ish sulur marrakëmbthi jashtë klubit, tapë, mbi trotuar, duke zbërthyer këmishën, kish nxjerrë gjoksin me lesh para syve të çmeritur të fatit dhe i kish britur erës me zë të trashë e gjuhë si zëri:
- Fryj, moj erë, në gjoks të këtij luaniii!
E kur era e kish plandosur përdhe, me kokën mbi trotuar, mes gjakut, jargëve e avujve të rakisë, tek jepte frymën e fundit, kish thënë:
- Aman, sikur ç'po merr?! Shpirtin e një njeriu"

'Lumenjtë e Saharasë' ishte gati për shtyp në vitin 1988. E dorëzova dhe, me thënë të drejtën, nuk u befasova që botimi i tij u aprovua. Kritika zyrtare dhe cenzura qenë regjur ta shihnin disidencën vetëm në idetë kryesore të një vepre, në dyfishësinë e ndonjë paragrafi, në tiparet dhe sjelljet e personazheve, por kurrsesi jo në hijeshinë e tekstit, në forcën magjepsëse të stilit. Nga ana tjetër, me sa dija, letërsitë rreth Shqipërisë merreshin me të tjera çështje, por që ishin po aq larg frymës së 'Lumenjve...' Mirpo pasuan treqind ditë, gjatë të cilave shkova gati çdo mëngjes në shtëpinë botuese shtetërore, që të merrja firmën e drejtorit, dhe ky më mbajti me gënjeshtra derisa mbaroi letra! Nuk besoja se e kish lexuar romanin, por dija se në këto gjëra nuhatja e dështakëve nuk gabon. Plumb kishte, vetëm letër jo. Me frymën dhe humorin e protagonistit të 'Lumenjve...', eca më tej, se romani nuk dukej të qe shkruar për t'u botuar atëhere dhe atje. Letra mbaroi kjo për mua tingëllonte: boja jote u shtua Romani duket i shkruar jashtë kohës së zymtë të Shqipërisë së atyre viteve, por ruan krejt hidhërimin lartues, zhgënjimet, revoltat e ballkanasve të asaj periudhe. Kjo thjesht përmes stilit dhe humorit, mbështjellë me një lirizëm që për mua mbetej i papërsëritshëm, sepse në kohët kur e shkruaja, njëherazi e përjetoja dhe e humbja, pra më shndërrohej në kujtim. Një kujtim i dyfishtë: i jetës dhe i të shkruarit. Jo rrallë e kam parë këtë roman si përqëndrim të një bote ku absurdi, në kundërshti me ato që jemi mësuar të dëgjojmë e pranojmë, nuk rrënon, por bëhet pjellor, hap sytë e mendjes e madje edhe të zemrës. Ky absurd është një lojë e hollë e shpirtit që është zvjerdhur nga një realitet i caktuar dhe nuk kursen asgjë, në radhë të parë fshehtësitë e pazbuluara të Fjalës, për të ushqyer vetveten, në mos me shpresë, - se mjaft shpresa dalin të rreme dhe u ngjasojnë drogave, - të paktën me humor. Duke u ngjitur a zbritur nga një shtresë e humorit në tjetrën, protagonisti shndërrohet në njëfarë force të natyrës, kur natyra është motërzim i logos-it" (Autori, 2010)

Dettagli down

Generi Romanzi e Letterature » Fantascienza

Editore Ardian-christian Kyçyku

Formato Ebook (senza DRM)

Pubblicato 27/02/2015

Lingua Albanese

EAN-13 9786068093819

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Lumenjte e Saharasë: roman"

Lumenjte e Saharasë: roman
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima