Poezitë e poemat e këtij vëllimi me titull "Po shkrin bora", me poezi e poema që i kushtohen Kosovës, janë marrë nga libri "Shtatë Fletore - vepra e plotë me 5548 vargje", i Havzi Nelës botuar për herë të parë në vitin 2018, nga Shtëpia botuese e promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë, në 30 vjetorin e ekzekutimit me varje të poetit, bashkë me poezitë në origjinal të shtatë fletoreve të burgut.
Libri "Shtatë Fletore" vepra e plotë me 5548 vargje, i poetit Havzi Nela i ekzekutuar me varje nga regjimi komunist, mori Çmimin e parë kombëtar për poezinë për vitin 2018 nga Ministria e Kulturës në Tiranë.