Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotesuar)

SERAFIN KUKE
pubblicato da ALSEKU

Prezzo online:
8,31

Serafin Kuke lindi ne fshatin Borove te Rrethit Kolonje me 16 Mars 1933. Perjetoi masakren e eger dhe mizore te djegies se Boroves ne korrik 1943, nga ushtria hitleriane ne te cilen mbeten te vrare e te djegur 29 veta nga familja dhe farefisi i tij. Shkollen fillore dhe unike e kreu ne fshat dhe Erseke, kurse te mesmen dhe universitetin ne Tirane. Ështe diplomuar inxhinier ndertimi. Ka punuar ne ndermarrje, institute projektimi dhe ne organe shteterore me detyra te rendesishme ne sektorin e ndertimit. Ne kete liber Serafin Kuke ripasqyron ngjarjet ne rruget e jetes se vet, si bashkudhetar me bemat e sistemeve politike, por pa u futur ne analiza. Ai sjell nje mozaik mbreselenes ngjarjesh e personazhesh qe bejne te prekshme atmosferen e kohes kur kane ndodhur duke dhene deshmi autentike si pjesetar I drejtperdrejte i tyre.

Nga autori

Libri "Rruget e Jetes" eshte nje udhetim kronologjik ne kohe i ngjarjeve me te rendesishme te jetes sime, si dhe reflektimi im mbi to dhe mbi rrethanat e kushtet mes te cilave ato u zhvilluan. Ai e merr zanafillen qe nga vendlindja ime e Boroves Martire deri ne fund si qytetar amerikan. Libi nuk eshte thjeshte nje autobiografi. Duke vendosur veten time ne qender te ngjarjeve te perjetuara qe nga feminija e hershme dhe deri ne daljen ne pension, jape njekohesisht, pa rene ne politizimin te kohes se sotme e atehershme, nje tabllo te gjalle te jetes shoqerore, politike, ekonomik dhe administrative. Ngjarjet e jetes sime, sic pershkruhen e dhe ne liber, ne menyre te thjeshte, te rrjedhshme e te qarte, shtrihen ne nje periudhe kohore qe permban ndryshime rrenjesore social-ekonomike dhe politike te popullit shqiptar. Vlen te permendet fundi i luftes se dyte boterore me pasojat e saj katastrofike edhe ne nje fshat te varfer e te larget te Shqiperise si Borova, shnderrimi i Shqiperise ne nje vend komunist e me pas transformimi demokratik i shoqerise i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite. Keto ndryshime te rendesishme per historine e popullit shqiptar me kane perfshire mua ne vorbullen e kohes me cilesine e deshmitarit, observuesit, perjetesuesit dhe pjesemarresit aktiv ne to, duke filluar qe nga djegia massive e fshatit dhe familjes time gjate femijerise e duke vazhduar me tutje ne pozicionet e mia te rendesishme, perfshire edhe ato te larta por delikate ne administraten qendrore te pushtetit te atehershem e me pas atij demokratik. Libri perpiqet ti rrefeje lexuesve jo vetem ngjarjet ne kontekstin e tyre historik por ne te njejten kohe nepermjet analizes se karakterit tim ti vendose ata ne situatat e komplikuara ne te cilat qenia njerezore perballet me friken, dilemen, pasigurine, dramen, zhgenjimin, veshtiresine per mbijetese, por edhe me dashurine, gezimin, bukurine e natyres e te jetes dhe deshiren e vendosmerine per te ndertuar nje te ardhme me te mire.

Dettagli down

Generi Storia e Biografie » Biografie Diari e Memorie » Biografie e autobiografie » Storia: opere generali » Storia: specifici argomenti , Famiglia Scuola e Università » Famiglia e Figli » Relazioni interpersonali

Editore Alseku

Formato Ebook con Adobe DRM

Pubblicato 09/09/2013

Lingua Albanese

EAN-13 9781087924021

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotesuar)"

RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotesuar)
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima