Historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviqi (1897-1990), memorandumin Debimi i shqiptareve e hartoi per qeverine e Stojadinoviqit. Çubriloviqi ia propozoi kesaj qeverie menyrat dhe metodat e zgjidhjes se "problemit shqiptar". Ka lindur ne Bosanska Gradishke te BH-se. Emri i tij figuron ne dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qene nje prej pjesemarresve me te rinj te atentatit ne Sarajeve ndaj princit austriak dhe trashegimtarit te fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914). Ka qene historian dhe anetar i Akademise Serbe te Shkencave dhe te Arteve. Ne memorandumin e vet per serbizimin e Kosoves e kritikon menyren joefektive te kolonizimit te kesaj hapesire pas Luftes se Pare Boterore, kur ne to jane vendosur pjesetaret e ish-ushtrise serbe, me qellim te shpernguljes, d.m.th. debimit te popullsise shqiptare. Ne memorandumin te cilen me 7 mars 1937 ia dergon qeverise se Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e perndjekjes dhe te debimit fizik te shqiptareve prej Kosove per ne Turqi dhe ne Shqiperi. Ne te vertete, kemi te bejme me nje pastrim etnik te perpunuar dhe te planifikuar ne hollesi.