Mondadori Store

Trova Mondadori Store

Benvenuto
Accedi o registrati

lista preferiti

Per utilizzare la funzione prodotti desiderati devi accedere o registrarti

Vai al carrello
 prodotti nel carrello

Totale  articoli

0,00 € IVA Inclusa

Në romanin "Vorbullat" janë pasqyruar dhe rrëfyer në mënyrë dramatike vuajtjet e disa familjeve shqiptare të Kosovës, të burgosura dhe të syrgjynosura në thellësi të shtetit jugosllav, në kampin me punë të detyrueshme, në Vojvodinë, si formë sistemore e dënimit dhe e ndëshkimit të rëndë të kundërshtarëve politikë dhe të familjeve të tyre.

Ngjarjet e arrestimeve të familjeve shqiptare, të kontrollit të rreptë dhe e dërgimit të tyre në internim, me dhunë e nën kushte ekstreme të dimrit të egër, shkojnë paralel me gjendjen e tyre tepër të rëndë shpirtërore dhe fizike, që autori i ndërlidh me shumë kujdes dhe i shpreh bukur në formë artistike. Kjo e bën veprën të jetë e arrirë, sepse autori arrin ta shprehë me sukses ndërplotësimin artistik të përmbajtjes me formën, të lëndës me shpirtin, të idesë me qëllimin dhe të njerëzores vënë përballë me egërsinë dhe padrejtësinë e veprimit shtetëror jugosllav.

Mbarështrimi tepër interesant i temës së romanit dhe stili i tij i veçantë është shprehje dhe dhunti dalluese me të cilën autori arrin të sajojë e të hartojë me sukses romanin e tij, të lidhë e të ndërlidhë pjesët e shumta të tij në një tërësi krijuese artistike homogjene e funksionale, që gjatë leximit për asnjë moment nuk të lë indiferent për ngjarjen e shtjelluar, për veprimet e personazheve, për qëndrimet e tyre në mbështetje të njëri-tjetrit.

Të internuarit, ndonëse në kushte skajshmërisht të vështira, i ngrohu dhe i mbajti gjallë rrezja e diellit dhe e shpresës së palëkundur për një të ardhme më të bardhë. Ata i mbajti ideali e shpresa, dashuria dhe malli ndaj një copë toke që quhet atdhe, dhe jeta për lirinë si frymëzim

Prof. Dr. Mehmet Halimi

0 recensioni dei lettori  media voto 0  su  5

Scrivi una recensione per "Vorbullat"

Vorbullat
 

Accedi o Registrati  per aggiungere una recensione

usa questo box per dare una valutazione all'articolo: leggi le linee guida
torna su Torna in cima